DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Gjatë sezonit 2025/2026, ekipi i futbollit të Policisë së Kosovës u shpall kampion në Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës, nënkampion në Policiadën Botërore “Copa del Mare” të mbajtur në Sicili të Italisë, si dhe fitoi titullin kampion në Ligën e Parë të Futsallit, duke siguruar promovimin historik në Superligën e Kosovës.

Suksesi i trefishtë dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin garues të pjesëtarëve të ekipit, të cilët me paraqitjet e tyre kanë përfaqësuar me dinjitet Policinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen institucionale, ekipi i futbollit ia dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm trofetë e fituar, duke theksuar se këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga Policia e Kosovës.

Drejtori Hoxha përgëzoi ekipin për rezultatet e shkëlqyera, duke vlerësuar se këto suksese tejkalojnë dimensionin sportiv dhe përfaqësojnë vlerat më të mira të Policisë së Kosovës: profesionalizmin, përkushtimin, unitetin dhe vendosmërinë, për të qenë gjithmonë në nivelin më të lartë të performancës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe zhvillimin e sportit si dhe promovimin e vlerave institucionale në çdo arenë sportive brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.