DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutas

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutas
Avatar photo Redaksia

Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.

EkoHigjiena

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme. /2LONLINE/