DYLON

Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të ri

Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të ri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi drejtori Totozani i uroi kryetarit Haliti për marrjen e mandatit të katërt si kryetar i komunës. Ai gjithashtu i dorëzoi kryetarit Haliti, një letër me urimet e përzemërta nga ambasadori i OSBE-së, Gerart McGurk, i cili në ndër tjerash e ka përgëzuar kryetarin Haliti për besimin e rifituar nga qytetarët. njofton Komuna e Vitisë.

EkoHigjiena

“Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj si kryetar i komunës. Kjo shënon një arritje personale dhe një moment të rëndësishëm për komunën tuaj. Udhëheqja juaj do të luajë një rol jetik në forcimin e qeverisjes demokratike dhe qëndrueshmërisë, duke siguruar institucione transparente dhe gjithëpërfshirëse, si dhe duke përmirësuar jetën e përditshme të banorëve të komunës suaj”, thuhet ndër tjerash në letrën e tij.

Ndërkaq kryetari Haliti e falënderoi drejtorin Totozani dhe OSBE-në për urimet që kanë përcjellë duke potencuar se si kryetari i kësaj komune do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë institucion në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Përndryshe në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhmen në mes të komunës dhe OSBE-së në interes të gjithë qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.