DYLON

Drejtori i OSBE-së ndanë mirënjohje për Sinanin e Dërmakun

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në seancën e sotme të Kuvendit komunal, Drejtori Regjional i OSBE-së Ulrich Biffar ndau mirënjohje për kryetarin e komunës së kamenicës Begzad Sinani, dhe kryesuesin e Kuvendit Bajram Dërmaku.

Sië njofton zyra për iunformim e Komunës, Biffar ka thënë se Kuvendi është funksional vetëm nga mbështetja e fortë e kryetarit dhe ajo po vërehet me këtë qeverisje në këtë komunë. “Unë ju përgëzoj dhe uroj që të vazhdoni me këtë mbështetje edhe më tutje”:, thueh të ketë thënë Biffar.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani falënderoi drejtorin regjional të OSBE-së Biffar për vlerësimin e tij për punën e qeverisjes komunale dhe Kuvendit komunal.

Ai tha së ky çmim nuk është meritë vetëm e kryetarit të komunës por është meritë e stafit të kryetarit dhe drejtoreve të komunës si dhe delegatëve të Kuvendit të Kamenicës.

“ Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmisuar jetën e qytetarëve të komunës sonë”, tha kryetari Sinani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.