DYLON

Drejtori i NALT-it dhe Komandanti i FSK-së vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Drejtori i NALT-it dhe Komandanti i FSK-së vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skenderaj.

Drejtori i ekipit këshillues dhe ndërlidhës i NATO-s, gjeneral brigade Chrisitan Nawrat i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

EkoHigjiena

Gjenerali Nawrat është informuar për sakrificën e familjes Jashari, si dhe mbi historikun e kësaj familje dhe qëndresën heroike të tyre për lirinë e Kosovës.

Po ashtu, ata biseduan edhe për rëndësinë e mbështetjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në brenda mandatit fillestar të FSK-së. Ata u pajtuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.