DYLON

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, bashkë me zyrtarë të tjerë nga kjo komunë, në kuadër të delegacionit zyrtar, realizuan një vizitë në Sioux City, Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi takime dhe vizita në institucione të rëndësishme kulturore dhe rinore të qytetit, përfshirë Qendrën e Artit në Sioux City, Muzeun Publik të Sioux City-t, si dhe Qendrën e të Rinjve.

EkoHigjiena

“Në këto takime u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit kulturor dhe rinor ndërmjet dy qyteteve, me fokus të veçantë në promovimin e artistëve, shkëmbimet artistike dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes të rinjve”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se në Qendrën e të Rinjve, u prezantuan mundësitë për shkëmbimin e përvojave, projekteve dhe aktiviteteve mes të rinjve të Gjilanit dhe Sioux City-t, me synim krijimin e lidhjeve të reja dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, tha se vizita rezultoi me thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dakordimin fillestar për realizimin e një ekspozite të përbashkët me artistë nga Gjilani dhe Sioux City, duke krijuar kështu ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar.

“Ky bashkëpunim synon promovimin e artit bashkëkohor, shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e vlerave kulturore të Gjilanit në arenën ndërkombëtare”, tha Zeqiri.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.