DYLON

Drejtori i DZHE-së vizitoi Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Tregu”

Drejtori i DZHE-së vizitoi Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Tregu”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani është pritur në takim nga Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu” Gjilan, Avdyl Jerliu.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për të diskutuar për realizimin e aktiviteteve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve në Ndërmarrjen Publike Lokale  “NPL Tregu”- Gjilan.

EkoHigjiena

Ai është njoftuar për punët dhe sfidat e kësaj ndërmarrje  nga Kryeshefi ekzekutiv, Avdyl Jerliu, ku dhe kanë vizituar tregun dhe tregtarët që operojnë brenda Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu”.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e efikasitetit të punës në të gjithë ndërmarrjen, sidomos në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

Po ashtu u kërkua shtimi i numrit të punonjësve të sektorit të hapësirave publike në qytet e që momentalisht janë 30 mirëmbajtës.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu”, Avdyl Jerliu u dakorduan për  gjetjen e mënyrave për të përmirësuar kushtet dhe për të siguruar që hapësirat publike të jenë të mirëmbajtura dhe funksionale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.