DYLON

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me staf në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, ka pritur në takim Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan Major Yonuz Yildiz dhe stafin e tij.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it në Gjilan. Në këtë takim nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.

EkoHigjiena

Kolonel Rukiqi falënderoi z.Yildiz për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.