DYLON

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi së bashku me stafin e tij, sot me datën 23.12.2025 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka pritur Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan Major Rahmi Yldirim, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema me rëndësi të veçantë që lidhen me sigurinë e përgjithshme, bashkëpunimin institucional dhe forcimin e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në rajonin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit, të dyja palët vlerësuan situatën e sigurisë si të qetë dhe stabile, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Kolonel Rukiqi shprehu mirënjohjen e tij ndaj Major Yldirim dhe stafit të tij për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, duke e cilësuar praninë dhe kontributin e KFOR-it si një faktor të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.