DYLON

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Drejtorin e Departamentit për Siguri të OSBE-së

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Drejtorin e Departamentit për Siguri të OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, me stafin e tij, ka pritur në takim pune, Edward Anderson, Drejtori i Departamentit për Siguri OSBE-së,  Igli Totozani, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së dhe Faruk Mustafa, monitorues i lartë.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve në fusha të specializuara për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe OSBE-së.

EkoHigjiena

Kolonel Rukiqi ka falënderuar, Edward Anderson për mbështetjen e dhëne në vazhdimësi për Drejtorinë Rajonale të Policisë, Gjilan nga OSBE.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.