DYLON

Drejtori i DMSH-së dhe drejtori i Hidromoravës flasin për rritje të gatishmërisë dhe reagimit efikas në situata emergjente

Drejtori i DMSH-së dhe drejtori i Hidromoravës flasin për rritje të gatishmërisë dhe reagimit efikas në situata emergjente
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjilanit, Enver Shabani, është pritur në takim nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, zYmerSalihu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rritjes së gatishmërisë dhe reagimit efikas në situata emergjente.

EkoHigjiena

Drejtori Shabani theksoi nevojën për komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe KRU “Hidromorava”, sidomos në rastet e fatkeqësive natyrore, vërshimeve, zjarreve apo situatave të tjera që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve dhe në funksionimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, z. Ymer Salihu, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për mbështetjen e çdo aktiviteti që kontribuon në rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Në përfundim të takimit, të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes koordinimit të aktiviteteve, shkëmbimit të informacioneve dhe forcimit të kapaciteteve për reagim sa më të shpejtë dhe efikas në shërbim të qytetarëve të komunës së \gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.