DYLON

Drejtori i DKA-së takon psikologët e shkollave – Rëndësia e bashkërendimit të aktiviteteve dhe raportimit të rasteve

Drejtori i DKA-së takon psikologët e shkollave – Rëndësia e bashkërendimit të aktiviteteve dhe raportimit të rasteve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi zhvilloi një takim pune me psikologët e shkollave të komunës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në trajtimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien psikologjike të nxënësve.

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e rolit të psikologëve në institucionet arsimore, veçanërisht në identifikimin dhe trajtimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen nxënësit, si problemet emocionale, sociale apo të sjelljes.

EkoHigjiena

U theksua se bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet psikologëve, drejtuesve të shkollave dhe Drejtorisë së Arsimit është thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për nxënësit.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mekanizmave të raportimit të rasteve. Psikologët u inkurajuan që rastet që kërkojnë ndërhyrje institucionale të raportohen në mënyrë të rregullt dhe profesionale, duke respektuar procedurat dhe standardet e konfidencialitetit. Kjo mundëson reagim më të shpejtë dhe koordinim më të mirë me institucionet përkatëse”, ka thënë drejtori Rexhepi.

Po ashtu, sipas tij, u diskutua për organizimin e aktiviteteve vetëdijesuese në shkolla që lidhen me shëndetin mendor, parandalimin e dhunës, bullizmit dhe mbështetjen psikosociale të nxënësve.

Në përfundim të takimit, drejtori i DKA-së falënderoi psikologët për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe raportimi i rregullt janë çelësi për përmirësimin e shërbimeve mbështetëse për nxënësit dhe për ngritjen e cilësisë së jetës shkollore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.