DYLON

Drejtori i DKA-së takon drejtorët e shkollave para pushimit pranveror

Drejtori i DKA-së takon drejtorët e shkollave para pushimit pranveror
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, së bashku me zyrtarët nga kjo drejtori, ka mbajtur një takim të përbashkët me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës, në prag të pushimit pranveror.

Gjatë këtij takimi u diskutua për ecurinë e procesit mësimor, ku drejtorët raportuan mbi nivelin e suksesit të nxënësve dhe vijueshmërinë e rregullt nëpër shkolla. Po ashtu, u theksua rëndësia e vazhdimit të angazhimit për ruajtjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e vazhdueshëm të rezultateve.

EkoHigjiena

Në fokus të diskutimit ishin edhe planifikimet për muajin prill, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore, si dhe përgatitjet për periudhën në vijim pas pushimit pranveror.

Drejtori Klaiqi vlerësoi angazhimin e drejtuesve të shkollave dhe kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në funksion të avancimit të sistemit arsimor në komunë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.