DYLON

Drejtori i DKA-së mirëpret përfaqësuesit e projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”

Drejtori i DKA-së mirëpret përfaqësuesit e projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi priti sot në takim përfaqësuesit e projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe zbatimin e arsimit dual profesional në Komunën e Gjilanit, si një model që ndërlidh mësimin teorik në shkollë me praktikën profesionale në kompani private. Një ndër temat kryesore ishte edhe diplomimi i gjeneratës së dytë të nxënësve në profilet automekanik dhe kuzhinier, një arritje e rëndësishme në avancimin e arsimit profesional dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës”, ka thënë drejtori Rexhepi.

EkoHigjiena

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të dy shkollave të mesme profesionale, “Mehmet Isai” dhe “Sahit Baftiu”, të cilët ndanë përvojat e tyre në zbatimin e këtij modeli arsimor.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan mbetet e përkushtuar për zhvillimin e mëtejmë të arsimit profesional, ndërsa arsimi dual mbetet një nga prioritetet kryesore në arsimin e mesëm të lartë të komunës”, ka thënë Jeton Rexhepi, drejtor i DKA-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.