DYLON

Drejtori i DKA-së, Jeton Rexhepi vlerëson kontributin në arsim të profesor Nevzad Isufit

Drejtori i DKA-së, Jeton Rexhepi vlerëson kontributin në arsim të profesor Nevzad Isufit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi vlerësoi kontributin në arsim të profesor Nevzad Isufit, të cilin e mirëpriti në ambientet e Drejtorisë, transmeton 2LONLINE.com.

“Patëm kënaqësinë të presim profesorin Nevzad Isufi, i nominuar nga komuna jonë për çmimin prestigjioz “Shaban Jashari”. Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij janë dëshmi se misioni i mësuesit mbetet një ndër misionet më të shenjta dhe më të rëndësishme në shoqëri. Përmes dijes, edukimit dhe shembullit personal, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin e shumë gjeneratave të nxënësve”, ka thënë drejtori Rexhepi.

EkoHigjiena

Ai, në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në emër të tij, shprehu mirënjohjen e sinqertë për kontributin e çmuar në arsim, të Isufit duke i uruar njëherazi suksese të mëtejme në rrugën e tij profesionale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.