DYLON

Drejtori i Arsimit viziton akademinë profesionale në Iowa: Model frymëzues për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës

Drejtori i Arsimit viziton akademinë profesionale në Iowa: Model frymëzues për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar sot Sioux City Career Academy, një institucion i njohur për qasjen moderne në arsimin profesional dhe teknik.

Gjatë vizitës, drejtori Rexhepi u njoh nga afër me organizimin e akademisë, programet profesionale dhe mënyrën se si nxënësit përgatiten për tregun e punës përmes praktikës profesionale dhe bashkëpunimit të ngushtë me bizneset lokale. Në kuadër të kësaj akademie funksionojnë një numër i madh drejtimesh profesionale, të cilat u ofrojnë të rinjve aftësi konkrete dhe mundësi të menjëhershme punësimi.

EkoHigjiena

Vizita u fokusua veçanërisht në modelin e ndërlidhjes së arsimit me nevojat reale të tregut të punës, si dhe në përgatitjen e nxënësve për profesionet dhe sfidat e së ardhmes.

“Modele të tilla të arsimit profesional tregojnë qartë se sa e rëndësishme është që shkollat të jenë të lidhura ngushtë me zhvillimet ekonomike dhe kërkesat e tregut të punës. Përvojat që po shohim këtu janë shumë të vlefshme dhe do të na shërbejnë si inspirim për avancimin e arsimit profesional edhe në komunën tonë”, ka thënë drejtori Rexhepi.

Gjatë takimeve në akademi u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e arsimit profesional, me synim ngritjen e cilësisë në arsim dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.