/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Qahil Sinani, ka vizituar sot nxënësit e ardhur nga fshatrat e Maqedonisë të cilët kanë lëshuar fshatin së bashku me familjet e tyre për shkak të tensionimit të situatës atje.
Momentalisht janë gjithsejtë 15 nxënës që me familjet e tyre kanë lëshuar vendlindjen për tu vendosur në Letnicë e Shashare të komunës së Vitisë.
Drejtori i shkollës fillore “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll të Epërme Marjan Ukaj, bëri të ditur se janë duke ndjekur mësimet aktualisht 4 nxënës në Stubëll dhe 6 në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Letnicë.
Ai theksoi se u kanë ofruar kushte për mësim duke ju dhënë edhe tekste shkollore dhe fletore, ndërkohë ka pohuar se ata po vijnë rregullisht në mësim.
Nga ana tjetër, drejtori I Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, thotë se do të vazhdojnë që ti rrimë afër këtyre nxënësve dhe të mundësojnë vijimin e mësimit të tyre.
“Ne sot ishim në vizitë për ti parë nga afër se si po zhvillohet procesi mësimor në fshatin Letnicë dhe Stubëll të epërme, posaçërisht të nxënësve që kanë ardhur tani kohët e fundit nga fshatrat e Maqedonisë. Është e mirë që shoqërizimi I tyre me bashkëmoshatarët në shkollë është në nivel dhe besojmë se do të vazhdohet më tutje të ndjekin mësimet derisa të krijohen kushte për kthim në shtëpitë e tyre”, ka thënë drejtori Sinani. /2L ONLINE/