DYLON

Drejtori i Arsimit takon mësimdhënësit e praktikës profesionale në Kamenicë

Drejtori i Arsimit takon mësimdhënësit e praktikës profesionale në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit e praktikës profesionale nga IAAP “Andrea Durrsaku” dhe ShMLM “Sejdi Kryeziu”.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e përgatitjes praktike të nxënësve, sfidat që hasen gjatë procesit mësimor si dhe mundësitë për avancimin e cilësisë në arsimin profesional.

EkoHigjiena

Drejtori Klaiqi theksoi se një ndër prioritetet kryesore të Kryetarit Kadri Rahimaj, mbetet përgatitja e nxënësve të shkollave profesionale për tregun e punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe shkathtësi praktike.

Gjithashtu në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shkollave dhe bizneseve lokale, në mënyrë që nxënësit të kenë më shumë mundësi për të ndjekur praktikat profesionale dhe për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë në fushat e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.