DYLON

Drejtori i Arsimit në Viti iu bënë thirrje personelit arsimor që të vaksinohen

Drejtori i Arsimit në Viti iu bënë thirrje personelit arsimor që të vaksinohen
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, Basri Aliu, iu ka bërë thirrje personelit arsimor të kësaj komune që të vaksinohen kundër Covid-19.

“Siç e dini është paraparë që mësimi nëpër shkolla të filloj me prezencë fizike, në anën tjetër vazhdimisht në vend po shënohet rritje e numrit të infektuarave nga virusi Covid-19. Me qëllim që të ruajmë shëndetin publik, ftojë të gjithë personelin arsimor të komunës së Vitisë, që të vaksinohen kundër këtij virusi. Prandaj i bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve dhe personelit tjetër që të vaksinohen”, ka thënë Aliu, në adresimin e tij për personelin arsimor të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se duhet të kemi parasysh se vaksinimi është mbrojtja më e mire e shëndetit të qytetarëve tanë dhe përmes tij do të mundësojmë nxënësve dhe fëmijëve të vijojnë mësimin në bankat shkollore dhe të parandalojmë pasojat nga virusi pandemik.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.