DYLON

Drejtori i Arsimit Nazmi Musa i dërgon telegram ngushëllimi familjes Selmani

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimit familjes Selmani, djali i të cilit humbi jetën në mënyrë tragjike në Shqipëri. Në telegram thuhet:

“Me pikëllim të thellë kam marrë lajmin e sotëm për humbjen tragjike të jetës së nxënësit të klasës 12-të, të gjimnazit natyror, Blend Selmani, i cili së bashku me nxënësit tjerë ishin për ekskursion në Shqipëri.

EkoHigjiena

Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Selmani, duke ndier keqardhje që në këtë ditë të ekskursionit me karakter mësimor ka ndodhur kjo vdekje tragjike.

E lus familjen Selamani që të bëhen të fortë dhe të durueshëm, ndërsa e lus Zotin që të tilla ngjarje tragjike të mos përsëriten më kurrë në trevat tona”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.