DYLON

Drejtori i Arsimit i gëzohet shkollës së re në Roganë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Arsimit në komunë ne Kamenicës Agim Shkodra i është gëzuar objekti të ri të shkollës në Roganë të inauguruar të hënën, duke thënë se një ambient që i plotëson të gjitha kushtet për ngritjen e cilësisë në arsim, dhe ne do të mundësojmë që këta të rinj të realizojnë perspektivën e tyre të punësimit dhe të ngritjes së karrierës gjatë gjithë jetës.
Për më tepër ja deklarata e tij e plotë:

“Besoj se nuk ka dhuratë më të çmuar se dhurimi i teksteve shkollore nga Qeveria e Kosovës, andaj ju keni edhe një dhuratë nga BE-ja, këtë godinë shkollore. Ajo që e kemi ëndërruar sa kohë, më në fund u bë realitet. Një objekt të tillë, kaq modern, me 15 dhoma mësimi, sallë të edukatës fizike dhe dhoma përcjellëse .

EkoHigjiena

Ky ambient që e përuruam është një ambient që i plotëson të gjitha kushtet për ngritjen e cilësisë në arsim, dhe ne do të mundësojmë që këta të rinj të realizojnë perspektivën e tyre të punësimit dhe të ngritjes së karrierës gjatë gjithë jetës.

Shkolla në Roganë ka filluar të punoj si paralele e ndarë e Gjimnazit “Ismail Qemali” Kamenicë prej vitit shkollor 1978/79 me katër paralele, viti i parë me mësim të mesëm të orientuar, ma vonë me drejtime të Gjimnazit dhe të Teknikës ku edhe sot funksionon si dy paralele të ndara fizike të Gjimnazit dhe shkollës së mesme profesionale.

Tani në shkollën e mesme kemi 11 paralele të Gjimnazit me 265 nxënës dhe 15 paralele të shkollës profesionale me 207 nxënës, Gjithsej 26 paralele 472 nxënës, 50 Mësimdhënës dhe 7 punëtor ndihmës.

Në këtë shkollë i ndjekin mësimet nxënësit e lokaliteteve: Roganë, Hodonoc, Muqiverc, Dajkoc, Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Ultë, Shipashnicë Epërme, Shipashnicë e Ultë, Krenidell dhe tri fshatrat e Luginës së Preshevës: Muhoci, Breznica dhe Konquli.

Ky investim na obligon për përkushtim në punë e suksese, e gëzofshi nxënës të dashur”. /2L ONLINE/