DYLON

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, së bashku me këshilltarin komunal Kushtrim Kadriu dhe zyrtarin ligjor të kësaj drejtorie Ardian Foniqi, pritën në takim përfaqësuesin e Organization for Security and Co-operation in Europe (OSBE), Ryan C. Scherba.

Në këtë takim u diskutuan shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Gjilan, të cilët vazhdojnë të hasin vështirësi për shkak të mungesës së dokumenteve të Republikës së Kosovës..

EkoHigjiena

Theks i veçantë iu kushtua nevojës për zgjidhje ligjore dhe institucionale, me qëllim garantimin e të drejtave themelore dhe lehtësimin e qasjes së tyre në shërbime publike.

Drejtoria për Administratë të Përgjithshme rikonfirmoi përkushtimin për trajtim profesional, të barabartë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke kërkuar njëkohësisht mbështetje dhe koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë për adresimin sa më efektiv dhe të qëndrueshëm të këtyre çështjeve, në interes të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.