DYLON

Drejtori Huruglica takon majorin amerikan Hogan e gjeneralin Warnstadt

Drejtori Huruglica takon majorin amerikan Hogan e gjeneralin Warnstadt
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës në shtetin e Iowa-s në ShBA, drejtori i Drjetorisë për Zhvillim Ekonomik, në komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, zhvilloi një takim shumë të veçantë me Marty Hogan, major i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Steve Warnstadt, gjeneral Brigade i Ushtrisë Amerikane.

Sipas tij, të dy kanë shërbyer për disa vjet në Kosovë dhe njohin nga afër historinë, sfidat dhe rrugëtimin e popullit tonë.

EkoHigjiena

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë aleat i përhershëm i Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë dhe duke vazhduar të mbështesin fuqishëm konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë”, tha Huruglica.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, i ka shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar gjatë shërbimit në Kosovë dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.

“Një kontribut që mbetet i skalitur në kujtesën institucionale dhe njerëzore të Republikës së Kosovës”, tha drejtori Haki Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.