DYLON

Drejtori Huruglica: Takim pune lidhur me projektin e Zonës Ekonomike në Komunën e Gjilanit

Drejtori Huruglica: Takim pune lidhur me projektin e Zonës Ekonomike në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomi, në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT)

EkoHigjiena

“Me përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), z. Armend Vehapi dhe z. Nol Buzhala, zhvilluam një takim pune lidhur me projektin e Zonës Ekonomike në Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori Huruglica.

Sipas tij, takimi i sotëm kishte për qëllim koordinimin e hapave konkretë dhe përfundimin e procedurave të nevojshme, në mënyrë që ky projekt të realizohet sa më shpejt që është e mundur.

Huruglica ka thënë se Zona Ekonomike përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, pasi krijon një hapësirë të dedikuar për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Realizimi i saj padyshim që do të ndikojë në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investitorët vendorë dhe të huaj.

“Në këtë drejtim, diskutuam edhe obligimet dhe hapat që dalin nga Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet MINT-it dhe Komunës së Gjilanit.  E falënderoj MINT-in, veçanërisht z. Armend Vehapi dhe z. Nol Buzhala, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për koordinim të vazhdueshëm.  Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përfundimin e procedurave që janë në kompetencën tonë, me synim që ky projekt strategjik të kalojë sa më shpejt në fazën e realizimit”, ka thënë Haki Huruglica.

Ai theksoi se ky mbetet prioritet kryesor i Komunës së Gjilanit /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.