DYLON

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Iowa, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka takuar Eric Gookin, zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas, me të cilin biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve tona.

“Vizituam edhe Zonën Ekonomike të qytetit Sioux City, ku u njohëm nga afër me potencialin industrial, zhvillimin e bizneseve dhe mundësitë që ofron kjo zonë për investime dhe partneritete të reja”, tha Huruglica.

EkoHigjiena

Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, theksoi se  përvoja të tilla janë të rëndësishme për të marrë modele të suksesshme që mund të shërbejnë edhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.