DYLON

Drejtori Hoxha priti në takim zyrtar përfaqësues nga INL – Kosova

Drejtori Hoxha priti në takim zyrtar përfaqësues nga INL – Kosova
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, priti në takim zyrtar znj. Kara Rose – Këshilltare e lartë policore në INL DC, e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga stafi lokal i INL-it në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi mbi situatën aktuale, sfidat dhe kapacitetet institucionale, informacione këto të cilat shërbejnë në kuadër të vlerësimit që INL- Kosova po zhvillon për krimin e organizuar transnacional (TOC), në institucionet e zbatimit të ligjit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

EkoHigjiena

Ky ishte ndër takimet e para të realizuara mes dy përfaqësuesve, të cilët u dakorduan për të vazhduar me takime në nivele tjera, të cilat do të shërbejnë si takime pozitive për realizim të vlerësimit që INL-i po realizon në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.