DYLON

Drejtori Haki Huruglica është pritur në takim nga zëvendësministri Jeton Mehmeti

Drejtori Haki Huruglica është pritur në takim nga zëvendësministri Jeton Mehmeti
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilani, Haki Huruglica është pritur në takim nga zëvendësministri Jeton Mehmeti, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

“Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në mbështetjen e bizneseve vendore dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik”, ka thënë drejtori Huruglica.

EkoHigjiena

Në fokus të bisedës ishin edhe projektet që nxisin investimet, rritjen e prodhimit vendor dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Gjilan.

“U dakorduam që përmes koordinimit të ngushtë të avancojmë iniciativa konkrete që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës”, ka thënë drejtori Huruglica. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.