DYLON

Drejtori Gagica ngushëllon familjen Arifi

Drejtori Gagica ngushëllon familjen Arifi
Avatar photo Redaksia

Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ngushëllon familjen Arifi

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

EkoHigjiena

E nderuara familje Arifi,

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, kolegut e mikut tonë të mirë Naser Arifi.

Vdekja e profesorit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.

Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij. 

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të profesorit Naser Arifi.

Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve për këtë humbje të madhe.

Me pikëllim,

Nazim Gagica,

Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.