DYLON

Drejtori Enver Shabani pjesëmarrës në konferencën “Planifikimi Strategjik, Zhvillimi i Projekteve dhe Menaxhimi i Kontratave”

Drejtori Enver Shabani pjesëmarrës në konferencën “Planifikimi Strategjik, Zhvillimi i Projekteve dhe Menaxhimi i Kontratave”
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, po merr pjesë në konferencën ku u publikua analiza mbi “Planifikimin Strategjik, Zhvillimin e Projekteve dhe Menaxhimin e Kontratave”.

Në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe ekspertë të fushës, ku u diskutuan praktikat më të mira dhe sfidat në menaxhimin e ciklit të plotë të projekteve – nga planifikimi strategjik e deri te zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratave.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe forcim të kapaciteteve institucionale në funksion të rritjes së efikasitetit në zhvillimin ekonomik lokal.

Ky aktivitet u realizua nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale KLGI dhe projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, zbatuar nga Helvetas Swiss intercooperation bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.