DYLON

Drejtori Elbasan Shabani rikujton se edhe sot në Administratë punohet

Drejtori Elbasan Shabani rikujton se edhe sot në Administratë punohet
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, që nga data 4 korrik ka filluar të ofrojë shërbime edhe të shtunave, e drejtori i kësaj Drejtorie, Elbasan Shabani ka rikujtuar se edhe sot punohet prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00. Jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime sa më efikase, të shpejta dhe sa më pranë nevojave të çdo qytetari”, ka thënë drejtori Shabani, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Përndryshe, ky vendim që të punohet edhe të shtunave, në periudhën 4 korriku – 29 gusht, nga ora 10:00 deri në 14:00, është marrë si rrjedhojë e rritjes së numrit të kërkesave për pajisje me dokumente të gjendjes civile posaçërisht nga bashkatdhetarët.

Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, tha se për shkak të fluksit të madh të punës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, duke filluar nga 04.07.2026 punonjësit e Drejtorisë së Administratës do të ofrojnë shërbime edhe çdo të shtune. /2LONLINE/