DYLON

Drejtori Edon Dërmaku viziton bizneset e Kamenicës në panairin “AGROKOS & Agroturizëm 2026”

Drejtori Edon Dërmaku viziton bizneset e Kamenicës në panairin “AGROKOS & Agroturizëm 2026”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, në Komunën e Kamenicës. Edon Dërmaku, ka vizituar bizneset e Kamenicës që po marrin pjesë në panairin “AGROKOS & Agroturizëm 2026”, i mbajtur më 3 dhe 4 qershor.

Gjatë vizitës, drejtori Dërmaku ka theksuar rëndësinë e promovimit të produkteve vendore dhe mbështetjen që Komuna e Kamenicës po u ofron bizneseve lokale për zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre.

EkoHigjiena

Në këtë edicion të panairit, me mbështetjen e Komunës së Kamenicës, janë prezantuar katër biznese prodhuese dhe përpunuese, të cilat përfaqësojnë potencialin ekonomik dhe cilësinë e produkteve vendore. Pjesëmarrëse në panair ishin bizneset: Apiflor me produktet e mjaltit, Raif Shurdhani me djathin artizanal, Ardi me produktet e përpunuara të mishit dhe Aroma Premium me melmesa cilësore.

Sipas drejtorit Dërmaku, panaire të tilla krijojnë mundësi të rëndësishme për promovimin e produkteve lokale, shkëmbimin e përvojave, krijimin e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e tregjeve për bizneset e Kamenicës.

Ai ka ritheksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat përmes subvencioneve, trajnimeve profesionale, programeve zhvillimore dhe promovimit të bizneseve brenda dhe jashtë vendit.

“Bizneset e Kamenicës janë ambasadorët më të mirë të punës, cilësisë dhe potencialit të komunës sonë”, ka thënë drejtori Dërmaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.