DYLON

Drejtori Cana mirëpret majorin Türkoğlu dhe nënoficerin Yünlüm

Drejtori Cana mirëpret majorin Türkoğlu dhe nënoficerin Yünlüm
Avatar photo Redaksia

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk në Kosovë, Komandantin e LMT Majorin Erhan Türkoğlu dhe nënoficerin Ekrem Yünlüm.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana, iu dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të KFOR it Turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Ofrimi i donacioneve nga KFOR i Turk dhe organizatat e tjera nga shteti i Turqisë forcojnë bashkëpunimin tonë dhe rrisin efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe ato administrative – ndihmëse teknike, ju keni qenë në vazhdimësi të angazhuar për bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe sigurisht se do të vazhdojmë këtë bashkëpunim i cili do të ju shërbej më së shumti stafit dhe pacientëve, gjithashtu shërbimet tona janë në dispozicion 24/7 për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, ka thënë drejtori Cana.

Komandanti i LMT Majori Erhan Türkoğlu tha se janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me të gjitha institucionet në Kosovë e në veçanti me ato shëndetësore dhe arsim.

“Komandanti njoftoi se janë në përfundim të procedurave për një donacion të ri i cili do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik – Rrobalarje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan”, u bë e ditur në këtë takim.

Në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.