• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Drejtori Bekim Mustafa priti nxënësin Olt Bajrami që do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës

Redaksia 2LONLINE 28 Mars, 2023 3 min
 Drejtori Bekim Mustafa priti nxënësin Olt Bajrami që do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës

Drejtori Bekim Mustafa, priti nxënësin Olt Bajrami që do t’a përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës

Olt Bajrami, nxënësi që do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të fizikës, u prit nga drejtoria e Shkollës.

Ditë më parë janë mbajtur Garat Republikane të Fizikës në nivel Kosovë, kurse nxënësi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Olt Bajramit zuri vendin e dytë në garat e Fizikës, derisa nxënësit Era Jonuzi dhe Melos Hajrullahut na përfaqësuan denjësisht.

Ka qenë kjo arsyeja që Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka organizuar pritje për këta nxënës të vyeshëm, duke thënë se këto suksese janë arritur falë punës së palodhshme të nxënësve, por edhe mësimdhënësve të tyre.

“Pjesëmarrja në garat nbdërkombëtare është një përvojë e mirë, në të kirijohen miqësi të reja, merren njohuri nga vende anembanë botës dhe shumëçka tjetër me interes”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që ka shtuar se shkolla do t’i përkrah gjithmonë nxënësit që tregojnë rezultate të mira. Sipas Mustafës, edhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” shumë shpejt pritet të kompletohet Kabineti i Fizikës.

Profesori Saud Rrahmani, udhëheqës i ekipit të Gjimnazit, ka thënë se pas suksesit të arritur do të bëjnë edhe punë demonstrative dhe eksperimentale, që sa më tepër të thellohen në njohuritë e fizikës dhe ai beson se edhe në garat ndërkombëtare nxënësit tanë do të arrijnë suksese.

Në shenjë mirënjohje, falënderimi e kujtimi për suksesin e arritur, nxënësi Olt Bajrami është nderuar me një tablet të llojit Vivax e vetë nxënësi është falënderuar për përkrahjen dhe përkushtimin që ka shkolla, duke premtuar se do të punojë parreshtur që sa më mirë të dalë në garat ndërkombëtare të fizikës. /2LONLINE/

Etiketa:Bekim Mustafa Gjilan gjimnazi Kosovën Olt Bajrami rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com