DYLON

Drejtori Arifi: Shënohet rritje e të hyrave nga lejet e ndërtimit dhe ato mjedisore

Drejtori Arifi: Shënohet rritje e të hyrave nga lejet e ndërtimit dhe ato mjedisore
Avatar photo Redaksia

“Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjilanit, po vazhdon të shënoi rezultate të mira të punës dhe mbushjen e buxhetit nga të hyrat e lejeve të ndërtimit dhe lejet mjedisore”, ka thënë Ali Arifi, drejtor.

Sipas tij, gjatë periudhës kohore, 1 –28 shkurt të këtij viti, në DUPMM janë pranuar për shqyrtim 73 lëndë.

EkoHigjiena

Sipas Arifit janë lëshuar 9 vendime për lejimin e ndërtimit, 4 vendime për kushte ndërtimore, 1 vendim për lejimin e rrënimit, 4 vendime për dhënien e lejes mjedisore komunale, 12 vendime për dhënien e çertifikatës së legalizimit dhe janë lëshuar vendime tjera me rëndësi.

“Realizimi i të hyrave për muajin shkurt ishte 208 mijë e 847 euro, që është për 158 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2024, ku të hyrat ishin 132 mijë e 235 euro”, tha Ali Arifi.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tregoi edhe për të hyrat që janë realizuar nga lejet e ndërtimit me mbi 179 mijë e 546 euro dhe lejet mjedisore me mbi 28 mijë euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.