Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan njofton se dy drejtorët komunal nga radhët e saj, Nazim Gagica drejtor i Arsimit, dhe Selami Xhemaili drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katërvjeçar.
Lirimi i pozitave vjen si rezultat i kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, Nazim Gagica për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe Selami Xhemaili për anëtar i Kuvendit Komunal.
AAK në Gjilan faleminderon dy drejtorët për punën e tyre katër vjeçare, si drejtorët me përformancën më të mirë në nivel lokal.
AAK mbetet e përkushtuar në fushatën zgjedhore në terren, gjithnjë në respektim të plotë të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore dhe instruksionet e partisë nga niveli qëndror sa i përket pandemisë.
AAK në Gjilan punon dhe beson fuqishëm në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica dhe listës fituese për Kuvendin Komunal.
Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/