DYLON

Drejtoresha Rashiti u drejtohet qytetarëve: “Suksesi i Rindërtimit Kadastral varet nga angazhimi juaj, falënderuese për përfshirjen!”

Drejtoresha Rashiti u drejtohet qytetarëve: “Suksesi i Rindërtimit Kadastral varet nga angazhimi juaj, falënderuese për përfshirjen!”
Avatar photo Redaksia

“Banorët e Bresalcit dhe Shillovës treguan gatishmëri dhe interesim të madh gjatë dëgjimeve publike, duke reflektuar rëndësinë e këtij projekti për zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe të trashëgimisë ndër vite”, ka bërë me dije Eljesa Rashiti, drejtoreshë e Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit.

Gjatë takimeve, drejtoresha Eljesa Rashiti theksoi se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është kyçe për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe në shërbim të interesit publik.

EkoHigjiena

Drejtoria e Kadastrit falënderon të gjithë qytetarët për praninë dhe kontributin e tyre dhe i fton të vazhdojnë të jenë po kaq aktivë edhe në dëgjimet e ardhshme, duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi kadastral të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.