DYLON

Drejtoresha Rashiti takon noterët, flasin për punën e përditshme dhe shërbimet kadastrale

Drejtoresha Rashiti takon noterët, flasin për punën e përditshme dhe shërbimet kadastrale
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit, Eljesa Rashiti bëri me dije se ka takuar noterët e Komunës së Gjilanit, me të cilët patën një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv mbi çështjet që ndërlidhen me punën e përditshme dhe shërbimet kadastrale.

Ajo bëri me dije se bashkë me ta dhe udhëheqësen e sektorit të kadastrit, Valbona Bajrami, në veçanti diskutuan për funksionimin e sistemit online, sfidat që paraqiten në praktikë dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe proceseve të punës.

EkoHigjiena

“Falënderoj noterët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe kontributin e tyre të përditshëm, me besimin se komunikimi i vazhdueshëm dhe puna e përbashkët sjellin shërbime më efikase për qytetarët”, ka thënë Eljesa Rashiti, drejtoreshë e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.