DYLON

Drejtoresha Osmani: Rikthyem kontrollet mjekësore për pensionistët e qytetit

Drejtoresha Osmani: Rikthyem kontrollet mjekësore për pensionistët e qytetit
Avatar photo Redaksia

“Rikthyem kontrollet mjekësore për pensionistët e qytetit tonë.  Mosha e tretë, kërkon vëmendjen e duhur institucionale, e veçmas të institucioneve shëndetësore”, ka bërë me dije, Aurorë Osmani, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan.

“Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni nga sot e tutje, një herë në javë, në qendrën e pensionistëve, do të ofrohen kontrollet mjekësore bazike, nga punëtorët shëndetësor të QKMF-së”, ka thënë drejtoresha Osmani.

EkoHigjiena

Përndryshe, ajo ka bërë me dije se do të ofrohen këto shërbime: Matja e tensionit, Matja e oksigjenit, Matja e pulsit, Metoda diagnostifikuese përmes otoskopit/kontrollimi i veshëve etj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.