DYLON

Drejtoresha Majlinda Ostrogllava priti në takim përfaqësuesin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës, Korab Dibra

Drejtoresha Majlinda Ostrogllava priti në takim përfaqësuesin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës, Korab Dibra
Avatar photo Redaksia

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit që u bë në mes të Komunës së Vitisë dhe Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Majlinda Ostrogllava, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e këtij projekti, Korab Dibra.

Ky takim, kishte për qëllim analizimin dhe vlerësimin e proceseve, procedurave dhe kapaciteteve aktuale të punës, për ofrimin e shërbimeve kadastrale në komunë.

EkoHigjiena

Ndërsa zbatimi i përbashkët i projektit Aktiviteti Qeverisja e Pronës, ka si qëllim të bashkëpunojë me komunën për përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë, në mënyrë që të rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri dhe të tjera.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.