Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit që u bë në mes të Komunës së Vitisë dhe Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Majlinda Ostrogllava, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e këtij projekti, Korab Dibra.
Ky takim, kishte për qëllim analizimin dhe vlerësimin e proceseve, procedurave dhe kapaciteteve aktuale të punës, për ofrimin e shërbimeve kadastrale në komunë.
Ndërsa zbatimi i përbashkët i projektit Aktiviteti Qeverisja e Pronës, ka si qëllim të bashkëpunojë me komunën për përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë, në mënyrë që të rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri dhe të tjera. /2LONLINE/