DYLON

Drejtoresha Leka viziton Shoqatën e Grave “Renesansa”, diskutojnë për marrëveshje bashkëpunimi

Drejtoresha Leka viziton Shoqatën e Grave “Renesansa”, diskutojnë për marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, së bashku me zyrtaren nga kjo drejtori Valdete Sopi, dhe Infermieren Sherife Berisha, kanë vizituar Shoqatën e Grave në Përkrahje të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Renesansa.

Drejtoresha Leka ka thënë se gjatë këtij takimi me drejtuesen e kësaj shoqate zonjën Violeta Pirana është diskutuar mundësia e mbështetjes për gratë dhe vajzat nga Komuna e Kamenicës, të cilat do të mund të përfitojnë shërbime falas si proteza, brusa, edukim, mbështetje psikologjike, fizioterapi, paruke dhe shumë të tjera.

EkoHigjiena

“Komuna do të mbulojë shpenzimet e antarësimit në këtë shoqatë, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për çdo grua dhe vajzë që ka nevojë për mbështetje në luftën kundër kancerit të gjirit. Jemi në proces të konkretizimit të këtij bashkëpunimi për të ofruar mbështetje për gratë nga komuna jonë me nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët”, është shprehur Drejtoresha Leka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.