DYLON

Drejtoresha Leka takon përfaqësues të “Swisskontakt”, flasin për bashkëpunimin e mëtutjeshëm

Drejtoresha Leka takon përfaqësues të “Swisskontakt”, flasin për bashkëpunimin e mëtutjeshëm
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të organizatës zviceranë ‘Swisskontakt’ me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona.

Leka duke falënderuar organizatën ‘Swisskontakt’ theksoi së deri më tani ka pasur bashkëpunim tejet të mirë në disa projekte.

EkoHigjiena

“Sapo u mbyll një cikël i frytshëm bashkëpunimi me organizatën zvicerane Swisskontakt, dhe gjatë takimit të fundit, u dakorduam për një marrëveshje të re!

Biseduam për ecurinë e projektit aktual, si dhe për një hap të ri përpara: zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona”, ka thënë leka.

Ajo shtoi se kjo mundësi e re do të krijojë mundësi për rritje, zhvillim dhe angazhim të akterëve të tjerë në industrinë e turizmit.

Me shumë kënaqësi, presim të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe të sjellim projekte inovative në treg. Falënderojmë ekipin e Swisskontakt për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm”, është shprehur ajo. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.