DYLON

Drejtoresha Leka prezanton grupin e ri të praktikantëve nga projekti Kosovo Generation Unlimited

Drejtoresha Leka prezanton grupin e ri të praktikantëve nga projekti Kosovo Generation Unlimited
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka prezantuar grupin e ri të praktikantëve që i janë bashkuar ekipit të komunës përmes projektit “Kosovo Generation Unlimited”.

Sipas drejtoreshës Leka, ky projekt ka për qëllim fuqizimin e rinisë përmes mundësive të përvojës praktike, angazhimit qytetar dhe zhvillimit profesional.

EkoHigjiena

“Praktikantët do të jenë pjesë aktive e punës së përditshme në komunë, duke kontribuar me ide të reja dhe duke mësuar nga afër funksionimin e administratës lokale.Jemi të bindur që përvoja e tyre do të jetë e vlefshme për ta dhe për institucionin tonë. Mirë se erdhët dhe suksese në këtë rrugëtim”, ka shkruar drejtoresha Leka.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.