DYLON

Drejtoresha Leka pjesë e panelit lidhur me politikat lokale për siguri publike

Drejtoresha Leka pjesë e panelit lidhur me politikat lokale për siguri publike
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ishte e ftuar në panelin lidhur me debatin mbi Politika të mbajtur në Gjilan, me temën “Udhëheqje që transformon: Politikat lokale për siguri publike”, organizuar në kuadër të Javës së Gruas 2025 nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Drejtoresha Leka ka thënë se në këtë panel u theksua rëndësia e udhëheqjes gjithëpërfshirëse dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarë.

EkoHigjiena

“Faleminderit Komunës së Gjilanit për mikpritjen dhe NDI-së për mundësinë për të ndarë përvojat tona dhe për të diskutuar sfida e zgjidhje në nivel lokal. Ishte kënaqësi të përfaqësoj Komunën e Kamenicës në këtë ngjarje ku u theksua rëndësia e udhëheqjes gjithëpërfshirëse dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarët”, ka thënë ajo. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.