DYLON

Drejtoresha Leka përfaqësoi Komunën e Kamenicës në Konferencën Ndërkombëtare të Çairit 2026

Drejtoresha Leka përfaqësoi Komunën e Kamenicës në Konferencën Ndërkombëtare të Çairit 2026
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Çairit 2026, e mbajtur më 4–5 prill në Shkup.

Konferenca, e organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake, mblodhi përfaqësues nga rajoni, përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës, ku u diskutuan sfidat e qeverisjes lokale dhe nevoja për ndryshime në qasjen politike ndaj qytetarëve.

EkoHigjiena

Gjatë fjalës së saj, Drejtoresha Leka theksoi se modeli i qeverisjes në Kamenicë dëshmon se përmes vullnetit politik, transparencës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve mund të arrihen rezultate konkrete. Ajo ndau gjithashtu praktikat më të mira të komunës, duke e paraqitur Kamenicën si shembull të një qeverisjeje që vendos qytetarin në qendër dhe fuqizon rolin e grave në vendimmarrje.

Në përfundim Drejtoresha Leka theksoi se qeverisja lokale duhet të jetë më afër qytetarëve dhe më e guximshme në ndërmarrjen e reformave që sjellin zhvillim të qëndrueshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.