DYLON

Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Renesansa”

Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Renesansa”
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtoreshën e Shoqatës ‘Renesansa’,Violeta Pirana.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtarë të Kancerit- 4 Shkurtit. Drejtoresha Leka ka thënë marrëveshja mbulon anëtarësimin e grave të prekura nga kanceri.

EkoHigjiena

“Me këtë marrëveshje, Komuna e Kamenicës do të mbulojë anëtarësimin e grave të prekura nga kanceri, duke u ofruar mundësi për shërbime të ndryshme si: Proteza, Brusa, Mbështetje psikologjike, Fizioterapi

Ky është një hap konkret drejt ndihmës dhe mbështetjes për ato që kanë nevojë më shumë. Jam krenare që diskutojmë dhe realizojmë veprime konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre që përballen me këtë sfidë të madhe”, ka thënë Drejtoresha Leka. /2LONLINE/