DYLON
Nga vizita në QMF “Fazli Ramadani”, Zhegër

Drejtoresha Kadriu premton avancimin e shërbimeve shëndetësore në Zhegër

Drejtoresha Kadriu premton avancimin e shërbimeve shëndetësore në Zhegër
Avatar photo Redaksia
Gjatë vizitës u diskutua për sfidat me të cilat përballen, nevojat për përmirësim të kushteve të punës si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore

Në vazhdën e vizitave të realizuara nëpër qendrat e mjekësisë familjare, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu, ka vizituar QMF “Fazli Ramadani” në Zhegër.

“Aty nga afër u njohëm me punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha drejtoresha Kadriu.

EkoHigjiena

Ajo tregoi se gjatë vizitës u diskutua për sfidat me të cilat përballen, nevojat për përmirësim të kushteve të punës si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

“U vlerësua lartë angazhimi dhe profesionalizmi i stafit, të cilët çdo ditë janë në shërbim të komunitetit”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.