DYLON

Drejtoresha Kadriu mirëpriti zyrtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës

Drejtoresha Kadriu mirëpriti zyrtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Mimoza Kadriu bashkë me dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, Lindita Salihu, kanë prit në takim drejtoreshën e programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Berishën dhe zyrtaren e programit, Besarta Breznicën.

Temë e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mekanizmave lokalë për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

EkoHigjiena

Dy palët theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së vazhdueshme për mekanizmat ekzistues që punojnë në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, i cili zbatohet në partneritet me Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim (East- West Management Institute- EWMI dhe synon të mbështesë institucionet lokale në forcimin e mekanizmave koordinues dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.