DYLON

Drejtoresha Emini ka pritur në takim komandantin e Stacionit Policor të Vitisë, Afrim Halili

Drejtoresha Emini ka pritur në takim komandantin e Stacionit Policor të Vitisë, Afrim Halili
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka pritur në takim komandantin e Stacionit Policor të kësaj komuneje, Afrim Halili dhe zyrtarë të tjerë policor.

Gjatë këtij takimit është folur për bashkëpunimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit me Stacionin Policor në Viti.

“Gjatë vitit të kaluar shkollor, drejtoria jonë ka pasur një bashkëpunim të mirë me stacionin policor në Viti, për këtë edhe ju jemi shumë mirënjohës Policisë së Kosovës në Viti. Këtë bashkëpunim të mirë dëshirojmë të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti shkollor, që do të filloj së shpejti. Dhe për këtë çështje jemi zotuar gjatë këtij takimi. Kjo bëhet më qëllimin më të mirë që shkollat tona të jenë një ambient i sigurt për nxënësit”, u shpreh drejtoresha Emini

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.