DYLON

Drejtoresha Eljesa Rashiti: Interesimi i lartë i qytetarëve në dëgjim publik dëshmon rëndësinë e Rindërtimit të Kadastrit

Drejtoresha Eljesa Rashiti: Interesimi i lartë i qytetarëve në dëgjim publik dëshmon rëndësinë e Rindërtimit të Kadastrit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit, Eljesa Rashiti, ka bërë me dije se në dëgjimin publik në Livoç të Epërm, pati një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, që, siç u shpreh ajo, “reflekton interesimin dhe rëndësinë që kanë çështjet pronësore dhe të trashëgimisë për komunitetin”.

Gjatë këtij takimi, drejtoresha Rashiti theksoi rëndësinë e procesit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK), si një mekanizëm kyç për zgjidhjen e çështjeve të kahershme pronësore dhe për krijimin e një sistemi më të drejtë dhe transparent.

EkoHigjiena

“Drejtoria e Kadastrit falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të vazhdojnë të jenë po kaq të angazhuar edhe në dëgjimet e radhës, duke ndihmuar në ndërtimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në shërbim të interesit publik”, ka thënë drejtoresha Eljesa Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.